Muza
U shfaqe në
një natë kur isha duke lexuar disa fjalë të saja
Ishe një dritë
në errësiren të cilen e përjetoja në atë kohë
Ti me bëre ta
kap atë copë qymyri dhe ma drejtove dorën kur e vizatova
Ajo sikur një
engjull dhe unë perballë saj me flatra të grisura
Shikimin drejt
asaj por i paaftë që të arrij tek ajo
Ti me bëre të
shkoj dhe ta kërkoj në pranverën e kaluar
Fillove të
shndërrohesh në një flakë që digjte çdo gjë
Çdo kafshatë
buke dhe çdo grimcë gjumi ti dhash
Sepse me duhej
vetëm ngrohtesia e zjarrit tënd
Ti më përcolle
kudo qe shkoja
Më bëre ti
tejkaloj të gjitha frikat që kisha
Kur vallëzonte
ajo me meshkuj tjer në ato dhomat të errëta qe silleshin rreth kokës sime
Ti ishe ajo qe
me pëshpëriste në vesh, të jem besnik dhe të bëhem i fortë,
të qëndroj aty
sepse edhe mua do me vinte rradha të vallëzoj
Dhe ajo erdhi
Erdhi si një
stuhi dhe ne filluam një valle të zjartë
Digjeshim në
flaken tënde qe ishte me e ngrohtë se sa dielli i asaj vere te gjatë
Por ashtu siç
iku vera dhe erdhi vjeshta, ashtu ike dhe ti, o mikesha ime
Vallë, a nuk
kishte vend të mjaftueshem që të qëndroni te dyat pranë meje?
Ti ike dhe me
ty iki ngrohtësia
Dhe bashk me
ngrohtësinë iku edhe ajo
Më në fund
mendova se mbeta vetëm në ditët e erreta te ketij dimri
Por ti u
ktheve perseri, shtrigë e vjetër me atë emer kaq të ëmbël
Fillove të më
torturosh, të më djegësh me atë zjarrin tënd shkatërues
Ku ishe kur të
nevojita më së shumti?
Tani më
pëshpërit ne vesh që kurrë më nuk do ta shoh,
që kurrë më
nuk do ia ndjej aromen e këndshme,
që kurrë më
nuk do ta shijoi atë buzëqeshjen që ma falte vetëm mua
Prap merrma çdo
kafshatë buke dhe çdo grimcë gjumi!
Merrma zemren
dhe shpirtin dhe çdo gjë që mbeti dhe zhduki te gjitha!
Vetëm mos ma
kujto më atë pikturen e parë që tani mu bë realitet