Manche Begegnungen passieren und verschwinden einfach im Fluss der Zeit, andere hinterlassen Spuren, die sich wie Narben durch die Erinnerung ziehen. Manche Begegnungen sind etwas unbeschreiblich intensives, etwas, was man nicht greifen und schon gar nicht richtig definieren kann. Und andere sind wiederum nur der Beginn von etwas einzigartigem; einzigartig schön oder auch einzigartig schmerzvoll.
Rückblickend scheint mir das hier nur ein großer kosmischer Witz gewesen zu sein, ich möchte es dennoch hier verewigen.
Lamtumirë
dhe mirë se erdhe
E gjithë kjo punë që mu duk aq e madhe
Nuk ishte gjë tjeter veçse rrymë elektrostatike
U zbraz në një çast të vetëm dhe humbi
Një moment obsolet në planin e madh kosmik
Çdo gjë ka fundin e saj, këtë gjithmonë e dija
Por disa gjëra thjesht nuk eksistojnë edhe pse të duken
reale
Ëndrat mbesin ëndra, iluzionet janë iluzione
Mendja dhe dëshira smund ta ndryshojnë realitetin
Ti ma tregove madheshtinë time
Nje qenie prej drite nga një tjetër botë
U ndjeva si profet me një shpallje hyjnore
Por ishte thjesht mendja ime djallëzore
Tasht po kthehem ngadalë në tokë
Po zbres nga ato sferat e larta
Mund ta shihja gjithe botën por prap më kufizonin
Kjo është natyra e sferës
Mjaft më me rrathë dhe trekëndësha
Mjaft më me pika kyqe ne vija kohore
Jeta ska vend për matematikë
Pra pse të mundohem të llogarisë çdo gjë
Unë ta dhash zemrën time
Dhe ti ma ktheve për të më mbrojtur
Është gjë që se kuptoj dot
Por ndoshta çdo gjë sduhet të ketë kuptim
Tani shko, ik, fluturo
Gjeje atë që je duke kërkuar
Falja dikujt atë që kërkoja dhe unë
Dhe behu e lumtur me atë që do kesh
Por nëse rruga është e veshtirë
Nëse mbetesh në baltë dhe ske rrugëdalje
Drejtohu tek unë, mirë se vjen
Do ta jap dorën dhe do të nxjër nga çdo fatkeqësie
Të falenderoj për gjithë lumturinë dhe gjithë dhimbjen
Të falenderoj për atë puthje që përfundoi çdo gjë
Të falenderoj që me lejove të të dashuroj
Të falenderoj që më bëre të shkoj
Dhe këtu të leshoj
Udha e mbarë të qoftë
Sundoje këtë botë
Dhe kurrë mos u kthe mbrapa
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen