Këto vargje ti
dedikoj ty
E dashura e
kohërave të harruara
Erdhe si engjull
në jetën time
Më nxore nga balta
dhe me fute në dritë
Vetëm të me heqesh
prap nga drita dhe të më mbulosh me errësirë
Këto vargje ti
dedikoj ty
Shoqja besnike e
pabesë
Ah, a të kujtohen
ato ditë të panumerta?
Nëpër rrugët e
vjetra të Berlinit dhe Parisit
Ato ditë të
ngrohta në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë
Dhe në gjithë ato
kryeqytete të kesaj bote që kurrë nuk i vizituam
A të kujtohen këto
jetë të pajetuara?
Këto vargje ti
dedikoj ty
Udhetarja e
rrugëve te errëta
Rrugë të zeza të
ndërtuara nga njerëz të zi
Që e shemtojnë
sipërfaqjen e kësaj bote
Plagë të vjetra
dhe të pa fund
Pse nuk kthehesh
tek ajo shtepia jonë qe kurrë nuk u ndertua?
Në atë pyllin e harruar
ku nuk ka as njerëz, as rrugë
Ku as cellularet
nuk funksionojnë
Këto vargje ti
dedikoj ty
Nëna e femijëve te
humbur
I sheh se sa të
bukur janë?
Një vajzë dhe një
djalë si drita
Por që kurrë s’do
ta shohin dritën e kesaj bote, jo
Që kurrë s’do i bëjnë
hapat e tyre të parë
Dhe që kurrë s’do
të na therrasin nënë dhe babë
Këto vargje ti
dedikoj ty
Nusja e asaj dite
të pashijuar
Më në fund, ja ku
jemi
Unë në të zezë dhe
ti pranë meje në të bardhë
Më në fund u bëmë
sikur ata trekëndëshat, te kujtohen?
Ata trekëndëshat
që kurrë nuk ishim dhe kurrë nuk do te behemi
Qeshu, qeshu ashtu
siç din vetëm ti
Ndriçoje ketë ditë
te paharruar sepse kjo eshtë dita jote
A nuk e sheh se sa
e bukur je këtu pranë meje
Sa e bukur kurrë
nuk do të behesh këtu ne krahët e mi
Më braktise
Më braktise mua
dhe e braktise këtë jetë që kurrë s’do ta kemi
Më braktise
Por kur ike
harrove nje gjë të vogel këtu tek une
Mos ma le këtë
copëzen e fundit të zemrës qe e mbanë vetëm një fjalë
Një fjalë që e
këndon vetëm për ty
Keine Kommentare:
Kommentar veröffentlichen