Mittwoch, 10. Dezember 2014

Muza


Muza

U shfaqe në një natë kur isha duke lexuar disa fjalë të saja
Ishe një dritë në errësiren të cilen e përjetoja në atë kohë
Ti me bëre ta kap atë copë qymyri dhe ma drejtove dorën kur e vizatova
Ajo sikur një engjull dhe unë perballë saj me flatra të grisura
Shikimin drejt asaj por i paaftë që të arrij tek ajo

Ti me bëre të shkoj dhe ta kërkoj në pranverën e kaluar
Fillove të shndërrohesh në një flakë që digjte çdo gjë
Çdo kafshatë buke dhe çdo grimcë gjumi ti dhash
Sepse me duhej vetëm ngrohtesia e zjarrit tënd

Ti më përcolle kudo qe shkoja
Më bëre ti tejkaloj të gjitha frikat që kisha
Kur vallëzonte ajo me meshkuj tjer në ato dhomat të errëta qe silleshin rreth kokës sime
Ti ishe ajo qe me pëshpëriste në vesh, të jem besnik dhe të bëhem i fortë,
të qëndroj aty sepse edhe mua do me vinte rradha të vallëzoj
Dhe ajo erdhi
Erdhi si një stuhi dhe ne filluam një valle të zjartë
Digjeshim në flaken tënde qe ishte me e ngrohtë se sa dielli i asaj vere te gjatë

Por ashtu siç iku vera dhe erdhi vjeshta, ashtu ike dhe ti, o mikesha ime
Vallë, a nuk kishte vend të mjaftueshem që të qëndroni te dyat pranë meje?
Ti ike dhe me ty iki ngrohtësia
Dhe bashk me ngrohtësinë iku edhe ajo

Më në fund mendova se mbeta vetëm në ditët e erreta te ketij dimri
Por ti u ktheve perseri, shtrigë e vjetër me atë emer kaq të ëmbël
Fillove të më torturosh, të më djegësh me atë zjarrin tënd shkatërues
Ku ishe kur të nevojita më së shumti?
Tani më pëshpërit ne vesh që kurrë më nuk do ta shoh,
që kurrë më nuk do ia ndjej aromen e këndshme,
që kurrë më nuk do ta shijoi atë buzëqeshjen që ma falte vetëm mua
Prap merrma çdo kafshatë buke dhe çdo grimcë gjumi!
Merrma zemren dhe shpirtin dhe çdo gjë që mbeti dhe zhduki te gjitha!
Vetëm mos ma kujto më atë pikturen e parë që tani mu bë realitet