Montag, 11. Juli 2016

Aritmi

Si u ba kjo puna jonë?
Mundohemi të ngasim por na lidhen këmbët.
Dhe lidhjet jan ato që na shkaktojnë probleme
Na bëjnë të biem
Në telashe, në gjumë, në kundërshtim me vetveten
Në dashuri
Dhe prapë të zgjohemi dhe të biem thellë e më thellë e më thellë e më thellë

A të ndëgjojë ty o miku im
Dhe të flijoj vetën për ata që dashuroj?
Apo të ndëgjojë vetën
Dhe të dashuroj për shkak të dashurisë?

Nuk kam frikë nga e panjohura
Kam frikë nga vetja
Nga kthetra të zeza që trokasin në derë  kur unë nuk i pres
Nga ato dhëmbët në thellësinë e atij deti të kuq
Nga gjithë ato perseritje ritmike
Riciklim
Reprint, reprizë, rikujtim

Katrorët janë rrathë
Trekëndëshat janë rrathë
Por unë dhe ti kurrë rreth nuk bëhemi
Rrotullohemi rreth poleve tona që dallojnë si nata me ditën
Por prapë dashurojmë
Dhe vazhdojmë poshtë e lartë
Hap pas hapi
Tik tak tik tak
Me këtë ritmin tonë
Pa ritëm