Donnerstag, 15. September 2016

Kënga e zemres

Këto vargje ti dedikoj ty
E dashura e kohërave të harruara
Erdhe si engjull në jetën time
Më nxore nga balta dhe me fute në dritë
Vetëm të me heqesh prap nga drita dhe të më mbulosh me errësirë

Këto vargje ti dedikoj ty
Shoqja besnike e pabesë
Ah, a të kujtohen ato ditë të panumerta?
Nëpër rrugët e vjetra të Berlinit dhe Parisit
Ato ditë të ngrohta në Shkup, Tiranë dhe Prishtinë
Dhe në gjithë ato kryeqytete të kesaj bote që kurrë nuk i vizituam
A të kujtohen këto jetë të pajetuara?

Këto vargje ti dedikoj ty
Udhetarja e rrugëve te errëta
Rrugë të zeza të ndërtuara nga njerëz të zi
Që e shemtojnë sipërfaqjen e kësaj bote
Plagë të vjetra dhe të pa fund
Pse nuk kthehesh tek ajo shtepia jonë qe kurrë nuk u ndertua?
Në atë pyllin e harruar ku nuk ka as njerëz, as rrugë
Ku as cellularet nuk funksionojnë

Këto vargje ti dedikoj ty
Nëna e femijëve te humbur
I sheh se sa të bukur janë?
Një vajzë dhe një djalë si drita
Por që kurrë s’do ta shohin dritën e kesaj bote, jo
Që kurrë s’do i bëjnë hapat e tyre të parë
Dhe që kurrë s’do të na therrasin nënë dhe babë

Këto vargje ti dedikoj ty
Nusja e asaj dite të pashijuar
Më në fund, ja ku jemi
Unë në të zezë dhe ti pranë meje në të bardhë
Më në fund u bëmë sikur ata trekëndëshat, te kujtohen?
Ata trekëndëshat që kurrë nuk ishim dhe kurrë nuk do te behemi
Qeshu, qeshu ashtu siç din vetëm ti
Ndriçoje ketë ditë te paharruar sepse kjo eshtë dita jote
A nuk e sheh se sa e bukur je këtu pranë meje
Sa e bukur kurrë nuk do të behesh këtu ne krahët e mi

Më braktise
Më braktise mua dhe e braktise këtë jetë që kurrë s’do ta kemi
Më braktise
Por kur ike harrove nje gjë të vogel këtu tek une
Mos ma le këtë copëzen e fundit të zemrës qe e mbanë vetëm një fjalë

Një fjalë që e këndon vetëm për ty